Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dalin pamjet/ Shpërthimi në biznesin e policit në Shkodër: Autori i veshur si grua vendos lëndën plasëse

dumani

Këto janë pamjet ku një një person i veshur si grua vendsoi lëndën plasëse në lokalin e efektivit të policisë Ndrek Rrasa.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar rreth orës 2 e 30 minuta në fshatin ‘Grudë e Re’ të Shkodrës.

Mësohet se pasi i kanë vënë tritolin lokalit, autori kanë djegur dhe furgonin e parkuar para lokalit që ishte në pronësi të Ndrek Rrasa.

Dëmet materiale janë të shumta.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Related Posts

Leave a comment