Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ronela Hajati kthehet në Shqipëri pas “Eurovision”-it: Kam tre javë që qaj

Capture

Pas disa muajsh në turne për shkak të “Eurovision 2022” dhe performancës elektrizuese në skenë e madhe të Torinos në Itali, Ronela Hajati është kthyer në Shqipëri.

Këtë e ka zbuluar vetë përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin e rëndësishëm të këtij viti. Ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj një foto në “Instastory”, ku tregon se si ndihet.

Por jo vetëm kaq, pasi Hajati ka zbuluar se ka shumë projekte për të përfunduar dhe nuk ka kohë për pushim.

“Po rikthehem tek ajo që isha”/ Ronela Hajati kthehet në

“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur mbërrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela.

Leave a comment