Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sëmundja misterioze që prek homoseksualët/ Sa i madh është rreziku i ‘lisë së majmunëve’

-640-0-6287738479f30

Rastet e lisë së majmunëve po përhapen me shpejtësi në vendet evropiane dhe amerikane, duke u dhënë autoriteteve shëndetësore një arsye tjetër për t’u shqetësuar në mes të pandemisë Covid-19. N

Ndërsa zyrtarët shëndetësorë po monitorojnë përparimin e rasteve, shpërthimi i sëmundjes është befasues pasi deri më tani nuk ishin raportuar të infektuar jashtë vendeve të Afrikës, sipas BBC.

Sëmundja duket se tani po përhapet tek njerëzit që nuk kanë udhëtuar në Afrikë dhe rastet janë zbuluar kryesisht tek të rinjtë homoseksualë dhe biseksualë. Shumica e rasteve njerëzore janë regjistruar në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, ku sëmundja është endemike.

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i lehtë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Sëmundja misterioze që prek homoseksualët/ Sa i madh

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët. Rasti i parë i sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar u raportua 7 maj mw parw. Pacienti kohët e fundit kishte udhëtuar në Nigeri, ku besohet se ishte infektuar me virusin përpara se të udhëtonte në Angli. Tani Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 9 raste. Australia raportoi të premten rastin e parë të dyshuar, në një burrë që u sëmur pasi u kthye nga një udhëtim në Evropë. Suedia dhe Italia raportuan rastin e parë, ndërsa në Francë raportohet për një rast të dyshuar.

Sëmundja misterioze që prek homoseksualët/ Sa i madh+

Autoritetet suedeze thanë se nuk ishin të sigurt se si individi ishte infektuar me virusin, por mediat lokale raportojnë se individi në Itali ishte kthyer së fundmi nga Ishujt Kanarie. Pesë raste  u raportuan gjithashtu në Portugali të mërkurën, si dhe shtatë në Spanjë.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë temperaturë, dhimbje muskulore, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura, lodhje dhe skuqje në duar dhe fytyrë.

Related Posts

Leave a comment