Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Stoltenberg telefonatë me Ramën, çfarë u diskutua

rama_stoltenberg

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Me anë të një postimi në Twitter Stoltenber tha se diskutoi me Ramën në lidhje me mbështetjen e NATO-s ndaj Ukrainës si edhe anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.

“Telefonatë e këndshme me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në lidhje me mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas ndaj pushtimit Rus, Diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia mund të forcojnë aleancën si dhe rëndësinë e politikës me dyer të hapura.”- shkruan Stoltenberg.

Posted

Leave a comment