Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plagosja e 55-vjeçarit dhe vrasja brenda komisariatit/ Çfarë po ndodh me hetimet për efektivët e policisë?

-640-0-628c8b7623483

Mbrëmja e djeshme u trondit nga dy ngjarje të rënda, ku protagonistë ishin efektivët e policisë. 55-vjeçari Murteza Lika u plagos rëndë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla jashtë mnjë lokali, në rrugën “Llazi Miho” të kryeqytetit. Nga ana tjetër ngjarja më e rëndë ishte ajo që ndodhi brenda komisariatit nr 3, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi plagosi kolegun e tij, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, i cili humbi jetën në spital.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve të rënda, dhe hetimet do të drejtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a comment