Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sa rrezikohet Shqipëria?/ Ja shteti i radhës që konfirmon praninë e lisë së majmunit

-640-0-628c96fba51b1

Sllovenia është bërë shteti i radhës që ka raportuar praninë e virusit që shkakton linë e majmunit.

Siç raportojnë mediat e huaja rasti i parë është një slloven i kthyer nga ishujt Kanarie. Të hënën, burri dyshohej se ishte i infektuar me linë e majmunit, ndërsa sëmundja është konfirmuar sot. Pacienti nuk është shtruar në Klinikën Infektive në Qendrën Mjekësore Universitare në Lubjanë, dhe për këtë arsye  mendohet se është një formë më e lehtë e sëmundjes.

Shpërthimet e fundit të raportuara janë jo normale sipas OBSH-së, pasi ato po ndodhin në vende ku virusi nuk qarkullon rregullisht. Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë origjinën e rasteve aktuale dhe nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në lidhje me virusin.

Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar me mbi 100 raste të regjistruara, në  Spanjë dhe Portugali.

Një rast është raportuar edhe në Greqi, teksa në vendin tonë ISHP ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim.

Leave a comment