Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Më ka nxirë jetën”, vrau me sqepar bashëshortin, me sa vite burg u dënua Drane Deda

drane-deda-780x405

Gjykata e Kurbinit ka dhënë dënimin për Drane Dedën, e cila dy vite më parë vrau me sqepar bashkëshortin e saj, për të cilin u shpreh se ‘i kishte nxirë jetën’.

Gjykata e ka dënuar Dedën me 21 vite burg, dënim i cili në sajë të gjykimit të shkurtuar do ti zbresë në 14 vite vuajtje dënimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 6 Nëntor të 2020-tës, ku nëna e 10 fëmijëve, 60-vjeçarja Deda, goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.

Ky i fundit mori plagë serioze dhe humbi jetën disa ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 60-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin patur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli.

Leave a comment