Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shërbimet shëndetësore në Shqipëri, gazetari i njohur i bën thirrje Manastirliut: Bëjeni falas si në Kosovë

fotolegjenda-1
Gazetari i mirënjohur, Nehat Islami, i cili ndër të tjera njihet si “doajeni i gazetarisë shqiptare për Lindjen e Mesme”,   përmes nje letre ka një thirrje tepër humane për  Ministren e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu. Sherbimet e homodializës në Kosovë ofrohen falas pa pagese, për shtetasit nga Kosova por edhe ato nga Shqipëria. Ndërkohë në Shqipëri nuk ndodhë kështu. Qytetarët janë të detyruar të paguajnë  120 euro vetëm për një ditë . Gazetari Islami, ka një thirrjen për qeverinë shqiptare, vecanterisht për Ministren Manastirliu, që kjo kosto e papërballueshme të hiqet e të ofrohet falas si në Kosovë.
Letra e plotë:

E nderuara  Zonja Ogerta  Manastirliu,

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale të Republikës së Shqipërisë

Ne,një grup  i  të shtruar në   hemodializë në të gjitha spitalet e   Republikës   së Kosovës, po Ju drejtohemi me  një lutje që  të merrni në shqyrtim  këtë  kërkesë.

Edhe ne kemi nevojë ti kalojmë disa ditë pushimi në bregdetin  e bukur shqiptar,por  për shkak të   çmimit të lartë që duhet ta paguajmë për një  hemodializë ,që

 shkon  gjerë  120 euro  vetëm për një ditë, detyrohemi të  qëndrojmë në shtëpi dhe të ndahemi nga anëtarët tjerë të familjes  që shkojnë pa brenga në pushime.

 Besojmë se Ju jeni të informuar se që nga paslufta e vitit 1999,në të gjitha spitalet e Kosovës  vijnë cdo ditë nga Shqipëria  mbi 70  pacientë për  hemodializë dhe nuk paguajnë asgjë.  Ky është një hap vllazëror, por vetëm në një drejtim.

Po Ju lutemi që ta shqyrtoni këtë kërkesë tonën dhe në koordinim me Ministrin kosovar të shëndetësisë,të na mundësoni që edhe ne të kryejmë nga  disa hemodializa  në vit, pa pagesë në spitalet e Shqipërisë , kur  të gjendemi në pushime verore në Shqipëri.

 Me nderime, Nehat Islami,gazetar në pension

/Arberianews.net

Leave a comment