Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si voton një berishist

berisha-votim-1024x768
 Nga Skerdjan DHULI –
Bardh Spahia fiton bashkinë Shkodër por për “këshillin kombëtar” të PD ai nuk qenka i denjë për në kryesi të partisë. Pse ? Sepse në këshill votohet sipas klaneve. “Ky është joni e votojmë” dhe kështu sheh kokëpagurë që bëjnë karrierë…
Nga njëra anë krenohen me Shkodrën që e drejton PD, nga ana tjetër kryetarin e saj e lënë jashtë kryesisë.
Turp i madh !
Psh Asllan Dogjani merr mbi 5 mijë vota për deputet por çuditërisht nuk marrka votat për të qenë pjesë e këshillit kombëtar të partisë 🤣
Arben Ristani fiton për të qenë në kryesi. Esagfrullah! Kaq të përmalluar të jenë vallë anëtarët e këshillit kombëtar për “asete” të tilla që bëjnë me turp edhe faqen e zezë se të bardhën e bëjnë të gjithë ?
Si hyn në kryesi ? E thjeshtë. Duke qenë dikur sekretar i përgjithshëm, i ka kontaktet me njerëzit e elitës së partisë dhe ata pavarësisht se e dinë që ky nuk ka bagazh politik, e votojnë prej njohjes personale. “Do e votoj se më kontaktoi…” Çmenduri dmth.
Florjana për 2 vota nuk hyri në kryesi. Po si i mori kaq shumë vota ? Thjeshtë se është e bukur.
Pra votohet dikush veçse është e bukur. Duket qartazi që këta e dinë kryesinë e partisë pasarelë duke harruar se aty merren vendime të rëndësishme.
Kishte edhe të tjerë të mirë që mbetën jashtë e kokëpagurë që kanë hyrë brenda !
Ndaj edhe partitë tona nuk bëhen kurrë, sepse nuk vlerësohet niveli politik por klani, shoqëria, kamikazi, kokëpaguri etj…
Ndaj nuk duhet të qaheni nga niveli i Parlamentit. Edhe për deputetët, kështu votohet.
P.S pres ngushëllime për ngeljen jashtë kryesisë së shokut Trito. Ende nuk po e përtyp dot hidhërimin.

Related Posts

Leave a comment