Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Breshëri plumbash e tritol! Zbardhen detaje të reja mbi dy ngjarjet që “tronditën” Kamzën gjatë natës

policia-naten-vlore-vrasje-780x405

Detaje të reja janë zbardhur nga dy ngjarjet që kanë tronditur Kamzën mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se automjetit tip “Audi Q7” të cilit i është vënë tritoli i përket biznesmenit Artan Lleshi, ndërsa është qëlluar ndaj biznesit (agjensi funerale) në pronësi të shtetases Emriana Muka.

Burime nga policia bëjnë me dije se Artan Lleshi, jeton me shumë jashte shtetit, kryesisht në Angli dhe është nga Fani i Mirditës.

Paraprakisht thuhet se ngjarja mund te ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli, konfliktet apo përfshirja në grupe kriminale.

Po sipas këtyre burimeve mësohet se pronarja e agjensisë funerale është e divorcuar prej një viti e gjysëm dhe ish-bashkëshorti ka hapur përballë saj po të njëjtin biznes.

Dyshohet se autorët mund të ketë ngatërruar godinën.

Të dy ngjarjet kanë ndodhur thuajse në të njëjtin hark kohor, në dy zona të ndryshme të qytetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë për ngjarjet:

Kamzë/Informacione paraprake

Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
—-
Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a comment