Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një dorë në Kushtetutë, tjetra në Ungjill/ Betimi i veçantë i Vuçiç para parlamentit: Kosova pjesë e Serbisë!

-640-0-6295eb5a5e5e2

Kryeministri i rizgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u betua ditën e sotme para parlamentit për të nisur mandatin e dytë.

Me një dorë mbi Kushtetutë dhe tjetrën mbi ungjillin e Miroslavit, libri më i vjetër serb, Vuçiç tha betimin e tij, në të cilin nuk la pa përmendur dhe Kosovën.

“Betohem që Kosovën do ta ruaj si pjesë e Serbisë”ishin fjalët e liderit serb, teksa deputetët e parlamentit e duartrokisnin.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”- deklaroi Vuçiç.

Leave a comment