Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në Lushjne/ Motra godet me thikë të vëllain 18-vjeçar

-640-0-6298734eeb60f

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj.

Mësohet se 17-vjeçarja ka goditur me thikë vëllain 18-vjeçar pas një konflikti momental, ndërsa më pas së bashku me nënën e saj ka refuzuar të shkojë në komisariat. 18-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.

Dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a comment