Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në Vermosh/ Grabitësit torturojnë dhe plaçkisin të moshuarit

grabitje-780x405

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku një çift të moshuarish është sulmuar duke u grabitur nga disa persona.

Tom Tinaj së bashku me bashkëshorten e tij janë lidhur dhe plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga disa grabitës, të cilët pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë pësuar aksident me automjetin e tyre. Më pas, për t’i shpëtuar policisë  ata kanë marrë një automjet tjetër në fshatin Selcë nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit. Aty kanë braktisur automjetin dhe dyshohet se kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

Related Posts

Leave a comment