Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Humbi gjyqin me ish-bashkëshortin, Amber Heard ndihet ‘zemërthyer’: Kjo është një pengesë për gratë

Capture

Aktorja e famshme, Amber Heard, ka lëshuar deklaratën e parë pas vendimit të gjyqit të shumë komentuar, ku Johnny Depp doli fitues pas shpifjeve që ajo ka hedhur kundrejt tij.

36- vjeçare, e cila prej muajsh ka qenë kryefjalë e mediave në mbarë botën, e përshkroi vendimin si një “pengesë” për gratë në epokën pas #MeToo.

“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Jam zemërthyer që gjithë ato prova nuk ishin mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit të ish-bashkëshortit tim”, tha Heard.

“Unë jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera,” vazhdoi ajo, duke vënë në dukje se ishte një “kthim prapa”.

“E kthen orën në një kohë kur një grua që foli dhe foli mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. Ajo e kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”

“Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën mbanë të detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në MB.

Humbi gjyqin me ish-bashkëshortin, Amber Heard ndihet

Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikan të flas lirshëm dhe hapur”, shkruan Heard në reagimin e saj të parë.

Juria prej shtatë personash diskutoi për 13 orë, pas një gjyqi madhështor gjashtë-javor në Fairfax, Va. Ylli i “Pirates of the Caribbean”, 58 vjeç, nuk ndodhej në gjykatë në momentin kur u mor vendimi.

“Për shkak të angazhimeve të planifikuara më parë të punës të bëra përpara gjyqit, zoti Depp nuk do të jetë fizikisht i pranishëm për vendimin e sotëm në orën 15:00 dhe do të shikojë nga Mbretëria e Bashkuar”, tha një burim për “The Post”.

Kujtojmë se aktori i famshëm e paditi ish-bashkëshorten e tij në vitin 2019 për 50 milionë dollarë pasi ajo e përshkroi veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje” në një shkrim të Washington Post të vitit 2018.

Heard u hakmor me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh në vitin 2020, duke pretenduar se reputacioni i saj ishte dëmtuar pasi avokati i Depp, Adam Waldman pretendoi publikisht se ajo kishte sajuar akuzat e saj për abuzim në familje.

Juristët  kishin për detyrë të përcaktonin  nëse  në artikullin e 2018 aktorja kishte shpifur për Depp-in dhe nëse Heard kishte vepruar me “dashakeqësi të vërtetë”. Ish-çifti ishin të martuar nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Leave a comment