Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nxënësit në panik, momenti kur tërmeti 6.1 ballë “tund” një shkollë në Kinë (VIDEO)

-640-0-62985d5fa99af

Kina u godit dje nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Kanali televiziv shtetëror i Kinës,  ka publikuar momentin kur lëkundjet e forta ndihen në një shkollë në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Dhjetëra nxënës në panik shihen duke u ulur poshtë tavolinave të tyre dhe më pas dalin jashtë me duart mbi kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km. Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër persona dhe la 14 të tjerë të plagosur.

Leave a comment