Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alarm i rremë për bombë, panik në avionin e linjës Romë – Prishtinë

alarm-780x405

Alarmi për bombë në orët e vona të së enjtes, në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë ka rezultuar të jetë i rremë. Kështu kanë deklaruar zyrtarë policorë, të cilët thanë se është kontrolluar aeroplani si dhe të gjitha bagazhet e udhëtarëve, njoftoi RTK.

Kërcënimi për bombë ishte dhënë gjatë kohës sa aeroplani ka qenë në fluturim duke krijuar shqetësim tek udhëtarët, mirëpo zyrtarët policorë thanë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe tashmë gjithçka është në rregull.

“Sonte rreth orës 22:00 kemi pranuar një informacion për një kërcënim me bombë në fluturimin nga Roma për Prishtinë. Menjëherë jemi përgjigjur me të gjitha njësitet relevante. Pasagjerët janë evakuuar dhe janë kontrolluar avioni, bagazhet, nuk ka dalë asgjë. Është alarm fals. Shumë shpejtë pritet dorëzimi bagazhit te udhëtarët, nuk ka asgjë”, deklaroi shefi i Policisë së Aeroportit, Shpend Maliqi.

Sipas Maliqit, në aeroplan ndodheshin rreth 200 udhëtarë.

Për shkak të këtij alarmi nuk pati vonesa në fluturimet e tjera dhe Aeroporti i Prishtinës i është kthyer normalitetit.

Leave a comment