Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga 10 plumba, 7 i mbetën në trup/ Si u ekzekutua duke pirë kafe Naim Bajri

-640-0-6299bc422ca0b

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Naim Bajrit mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Kujtojmë se 68-vjeçari mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani” teksa ishte duke pirë kafen e mengjesit nën shoqërinë e një personi tjetër, i cili mbeti po ashtu i plagosur.

I plagosuri  në këtë atentat ka mbetur Astrit Zeneli, i punësuari i Naim Bajrit.

Bajri ishte duke pirë kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij në momentin që ka rënë pre e atentatit, ku edhe humbi jetën.

Bëhet me dije se një automjet  tip “Benz” është afruar pranë trotuarit dhe është qëlluar në drejtim të 68-vjeçarit me breshëri automatiku dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të By Passit ku edhe e kanë djegur.

Nga sa mësohet viktima ka marrë 7 plumba në trup, ndërsa i plagosuri një në krah. Ky i fundit ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Leave a comment