Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të jetë e plotë në sfidën e parë të Ligës së Kombeve. Kombëtarja do të udhëtojë nesër drejt Islandës pa Armando Brojën dhe Myrto Uzunin në radhët e saj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe FSHF e cila ka bërë të ditur se dy lojtarët do të mungojnë për këtë duel, por shpresohet të jenë të gatshëm për atë ndaj Izraelit në “Air Albania”.
Sipas FSHF, Broja ka rifilluar stërvitjen në klubin e Çelsit dhe është në kontakt me të. Por lojtari nuk është i gatshëm për të udhëtuar drejt Shqipërisë, pasi ka qenë pushim për më shumë se një javë si pasojë e COVID.