Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shtohet rreziku i urisë në botë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve

-640-0-629af58b8fa51

Ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën nga lufta në Ukrainë, investitorët që kërkonin tregje të sigurta u dyndën tek mallrat ushqimore. Kjo prirje mund t’i rrisë çmimet edhe më tej me pasoja të rënda për të varfërit.

Rritja e çmimeve të konsumit po e shton mungesën e ushqimeve në mbarë globin dhe investitorët që po përpiqen të fitojnë para nga mallrat ushqimore mund ta përkeqësojnë gjendjen edhe më tej.

Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm pasi pandemia e virusit korona ndërpreu zinxhirët globalë të furnizimeve duke shkaktuar mungesa në të gjithë botën. Çmimi i ushqimeve u rrit edhe më shumë pas pushtimit rus të Ukrainës, sepse të dy vendet janë furnizuesit botërorë kryesorë me prodhime bujqësore, si grurë dhe vaj luledielli.

Oreks për lëndë të para ushqimore

Investitorët që po përpiqen tani të fitojnë para nga kërkesa e lartë për ushqime dhe lëndë të tjera të para mund të shkaktojnë tani edhe më shumë presion mbi çmimet.

Ç’po ndodh në tregjet e ushqimeve? Shtohet rreziku i

OJQ-ja e gazetarëve investigativë “Lighthouse Reports” shkruan se pas shpërthimit të luftës në muajin shkurt investitorët kanë pompuar rreth 1.2 miliardë dollarë në dy bursat kryesore të tregtisë së mallrave bujqësore. Për krahasim në vitin 2021 investitorët kishin investuar në këto bursa vetëm 197 milionë dollarë.

Shtohen blerjet e aksioneve spekulative

Sipas portalit të lajmeve The Wire, tregu i grurit të bluar në Paris, pikë referimi për Evropën, ka shënuar gjithashtu një rritje të konsiderueshme të investitorëve që kanë blerë aksione spekulative, qëllimi kryesor i të cilëve është të nxjerrin fitime duke blerë kontratat e ardhshme të tregtisë së grurit.

Ç’po ndodh në tregjet e ushqimeve? Shtohet rreziku i

Edhe bursa tregtare e Çikagos, një nga bursat kryesore të së ardhmes në botë, pasqyron gjithashtu këtë prirje. Sipas një studimi të fundit të Qendrës për Kërkime Zhvillimore (ZEF) pranë Universitetit të Bonit aksionet spekulative për grurin dhe misrin janë rritur rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2020. Studiuesit konstatuan gjithashtu se paqëndrueshmëria e çmimeve është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2021. Kjo është shenjë e parregullsive të tregut, të cilat mund të çojnë në spekulime të tepruara. /DW/

Leave a comment