Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Disa pyetje që presin përgjigje për grumbulluesit e materialeve të riciklueshme

7AE21C2E-B01C-4765-BCB5-8E951C5CA23E

Nga Engjellushe KOSTURI-


Pjesa d
ërrmuese e shoqërisë shqiptare mund t’i shikojëme një përzierje krupe dhe mëshire njerëzit qëgërmojnë çdo ditë nëpër kazanët e plehrave, për tëgjetur diçka të vogël që mund ta ketë një vlerë të sajën për të shitur. Komentet më të përhapura janë: Sa keq; Gjynah; Aq dinë aq bëjnë…, por kryesisht asnjë nuk kërkon të dijë më tej se cila është jeta dhe fati i këtyre njerëzve që sa vijnë e shtohen cdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona.

Kjo temë e ndjeshme sociale, më prek drejtpërdrejt, si përfaqësuese e komunitetit rom, pasi një pjesë e atyre që e fillojnë ditën me këtë kërkim nëpër mbeturina, i përkasin minoritetit tim. Megjithatë në këtë shkrim, nuk dua të merrem me pjesnë e paragjykimeve, e as me kushtet e vështira sociale, ekonomike që janë në bazëtë këtij problemi. Qëllimi im është që të provoj të hedh dritë më tepër mbi këtë aktivitet, që është një punë e mirëfilltë për njerëz ë nuk kanë mundësi tjetër tëmbajnë familjen, me përjashtim të kësaj veprimtarie.

Sipas raportstudimit të realizuar nga Eper Center nëvitin 2021, me titull “Vlerësimi i punës së grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Korçë”, bie në sy një statistikë e përgjithshme për vendin tonë:

Në Shqipëri ekzistojnë mbi 12,520 grumbullues rom/egjiptian (0.6% e popullsisë së Shqipërisë apo 1% e popullsisë në qytete) që angazhohet në mënyrë informale me mbledhjen e materialeve riciklueshme. Ata (konsiderohen si pjesa me e varfër dhe e rrezikuar e shoqërisë) punojnë intensivisht, papushim sidomos në vend-grumbullimet e mbetjeve dhe landfille duke bërë të mundur që një pjesë e mirë e materialeve të riciklueshme të rikuperohen, përzgjidhen dhe tëpërpunohen nga kompanitë e riciklimit apo të eksportohen nga kompanitë eksportuese.” (Raporti i sipërcituar, f.5)

Kjo e dhënë, është një shifër që duhet t’i bëjëpërshtypje institucioneve lokale dhe qendrore, bëhet fjalë për mijëra njerëz të cilët janë të përfshirë në njësektor që është burimi kryesor i punësimit të tyre.

Përballë kësaj të dhëne, duhet të lihet mënjanë empatia, mëshira, dhimbja apo çdo lloj ndjenje tjetër e cila nuk ka lidhje me masat që duhet ndërmarrë që njerëzit qëpunojnë në këtë sektor të kenë të drejta pune tëgarantuara si në çdo profesion tjetër.

Kuptohet, dikush mund të rrudhë buzët në momentin që unë e quaj këtë formë punësimi si një profesion. Por këtu, më vjen sërish në ndihmë raporti i mësipërm, i cili është mbështetur mbi intervista dhe pyetësorë tëgrumbulluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshi edhe Korçën:

Nga intervistimi i kryer me grumbulluesit rom/egjiptian, u vu re se të ardhurat ditore dherrjedhimisht ato mujore të tyre variojne në një gamë të gjerë. Kështu, të ardhurat ditore të grumbulluesve madhorë fillojnë nga minimumi prej 300 lekë/dita deri në maksimumi 3000 lekë/dita. Një familje rome/egjiptiane në të cilën punojnë të paktën dy anëtarë fiton mesatarisht rreth 40000 lekë në muaj.” (f.17)

Këto të dhëna, tregojnë që nuk bëhet fjalë për njëveprimtari kalimtare, por për një punë të mirëfilltë, pa të cilën me mijëra familje nuk do të mund tëmbijetonin dot ekonomikisht. Ndaj, thirrja ime është qëtë lihet mënjanë populizmi dhe rrudhja e buzëve përballë njerëzve që janë të detyruar ose kanëalternativë të vetme ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe të shikohet mundësia se si të formalizohet ky sektor dhe të garantohen kushtet që njerëzit e përfshirë në të, të punojnë në masa të plota sigurie.

Këto elemente, janë kushti primar që të niset të kemi një përmirësim të gjendjes në këtë hapësirë ku punojnëmbi 12 mijë veta çdo ditë. Ajo që na kap syri menjëherë, është që grumbulluesit rom dhe egjiptian nuk përdorin veshje mbrojtëse apo vegla të thjeshta pune, (gjithë procesi i grumbullimit apo përzgjedhjes fillestare kryhet me dorë). A nuk është e udhës që tëbëhet një ndërhyrje formale, në mënyrë që këto pajisje t’iu vihen në dispozicion dhe kjo jo vetëm do ta lehtësonte punën e tyre, por do të mbronte dhe shëndetin?

Në vend që shoqëria dhe institucionet të kthejnë kokën nga ana tjetër, mos vallë duhet që të ndërmerren fushata informimi, që këta njerëz të marrin informacionin e duhur se çfarë mjetesh duhet të përdorin? Të mos harrojmë më tej se edhe kur e dinë se çfarë mjetesh u duhen, nuk kanë mundësi financiare për t’i blerë.

Po ashtu, për ta lehtësuar procesin e kësaj pune që iu mundëson mbijetesën grumbulluesve, duhet të krijohen kushte ose të garantohen lehtësira që cilat mundësojnëtransportin e materialeve nga grumbulluesit tek pikat e mbledhjes së këtyre materialeve. Sipas raportit të cituar më lart, grumbulluesit i depozitojnë materialet e riciklueshme në afërsi të shtëpive të tyre dhe zakonishtnë fund të ditës e transportojnë sasinë e grumbulluar në pikat e grumbullimit apo në qendrat e mëdha të grumbullimit kur këto të fundit jane afër. Transporti nga vendet ku e grumbullojnë

materialet e riciklueshme në shtëpitë e tyre apo pikat e grumbullimit kryhet me karroca të vogla dore apo kuaj ose edhe duke e bartur me dorë për distanca të shkurtra.

A mund të shikohen mundësi më të mira dhe mëpraktike që këtë proces të transportit ta realizojnë nëmënyrë më efikase duke lehtësuar kështu edhe punën e grumbulluesve?

Këto pyetje, presin të marrin një përgjigje, ndaj thirrja ime iu drejtohet institucioneve lokale, sipërmarrjeve private të grumbullit dhe IJF-ve që kanë në spektër riciklimin dhe mjedisin: përpara se të ndjejnë keqardhje për këta njerëz, duhet ta konsiderojmë punën e tyre si profesionin e vetëm që iu mundëson të ardhura për të mbajtur familjen. E në këtë pikë, duhet bërë çmos që edhe kjo punë të ketë kujdesin, vëmendjen e duhur, që njerëzit e përfshirë të kenë dinjitet dhe t’u garantohen të drejta të përcaktuara si për profesionet e tjera në Shqipëri.

Related Posts

Leave a comment