Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, çfarë kthese do të marrë moti sot

-640-0-62a1886ea9e0e

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, ku më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes lindore të vendit tonë.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të përkohshëm të vranësirave në të gjithë territorin, duke gjeneruar reshje shiu. Sipas MeteoAlb, pritet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, çfarë kthese do të

Related Posts

Leave a comment