Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Atentati që tronditi Tiranën/ Flet miku i 27-vjeçarit që vdiq: “Peqja” nga Kuçova i kishte borxh rreth 19 mln lekë

-640-0-62a6f630cc128

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që tronditi kryeqytetin disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë dhe 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Një mik i viktimës ka dëshmuar para autoriteteve, duke treguar dhe për një borxh, që i kishte një shtetas nga Kuçova 27-vjeçarit. Ai po ashtu ka treguar se viktima përdore 2-3 telefona.

E.G ka treguar se kohët e fundit Sadikaj kishte filluar të shoqërohej me një shtetas me inicialet A.S., me të cilin njihej që në fëmijëri, ndërsa kishte pseudonimin ‘Sancho’.

Në lidhje me bizneset që kishte arritur t’i hapte në Shqipëri viktima, shoku tha se nëna e tij ka punuar 2-3 punë në emigrim.

“Nuk ka vënë re asnjë shqetësim, por edhe viktima nuk i është shprehur për ndonjë problem që mund të kishte. Nuk ka dijeni për aktivitete të paligjshme të tij, por ka vënë re që përdorte 2-3 telefona, megjithatë nuk e dinte përse i mbante sepse nuk fliste për gjëra të tilla. Me ‘Sanchon’ viktima rrinte çdo ditë, pasi kishte dy mua që i kishin hequr patentën, pasi ishte konstatuar nën efektin e alkoolit. Marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë.”- ka deklaruar ai.

Deklaruesi shprehet se viktima nuk i kishte borxhe asnjë njeriu, por ka dëgjuar biseda dhe i ka thënë për një shtetas që e thërrisnin me pseudonimin, “Peqja” nga qyteti i Kuçovës, i cili i kishte borxh 15 ose 19 milionë lekë të vjetra. Madje këto ditë i kishte dërguar një djalë me emrin B.Gj nga Kuçova i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe t’ia mbyllte si problem me “Peqjen”. Në kohën që i kishte dhënë paratë, ai nuk kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’ia kthente pak më vonë me kushte që t’ia jepte edhe një përqindje interesi, raporton BW.

“Dje më datë 10.06.02022 ka mësuar prej A. se B.Gj., i ka sjellë një shumë prej 15.500 euro dhe pjesën e përqindjes mund t’ia jepte kur të bëhej mbarë. Në lidhje me shtetasin me pseudonimin Peqja, i ka thënë që ka qenë shokë, prandaj i kishte dhënë rreth 5000 euro cash dhe një makinë. Por ishin mërzitur dhe nuk fliste sepse ky shtetas nuk kishte qëndruar korrekt me borxhin.”, thuhet në dosjen hetimore.

Leave a comment