Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Na prezantuan miq të përbashkët por…”/ Si e mashtroi 22-vjeçari shqiptar italianen dhe më pas e përdhunoi

-640-0-62a6e34ab0175

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm, nën akuzë për përdhunimin e një vajze 20-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në plazhin Cattolica, Pisaro, në parkingun e një lokali. Vajza ka treguar për autoritetet se me 22-vjeçarin e njohën disa miq të përbashkët, ndërsa shtoi se pasi u takuan, shqiptari i kërkoi që të dilnin nga lokali për të folur në një vend më të qetë dhe pasi ajo pranoi, ai e çoi atë në parkingun nëntokësor ku e përdhunoi. 20-vjeçarja po i nënshtrohet një ekzaminimi, për të kuptuar nëse akuzat e ngritura janë të vërteta.

Sipas mediave italiane, kanë qenë miqtë e tyre që më pas kanë lajmëruar policinë duke denoncuar të riun shqiptar. Mësohet se ky i fundit jetonte me dajon e tij dhe punonte në ndërtim, ndërsa nuk ka pasur rekorde kriminale të mëparshme.

Leave a comment