Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

William dhe Kate zgjedhin shtëpinë e tyre të re/ Largohen nga Londra, ja ku po planifikojnë të zhvendosen (FOTO)

Capture

Duka dhe Dukesha e Cambridge, Willaim dhe Kate Middleton, do të transferojnë familjen e tyre në një shtëpi me katër dhoma gjumi, këtë verë.

Mediat e huaja shkruajnë se Princi William së bashku me bashkëshorten e tij, kanë vendosur që të zhvendosen nga shtëpia e tyre në Londër në një rezidencë të re rreth 30 milje në perëndim në Bekshire. E gjithë kjo lëvizje vetëm që të jenë sa më pranë Mbretëreshës Elizabeth.

William dhe Kate zgjedhin shtëpinë e tyre të re/ Largohen nga

“Mbretëresha ka nevojë për më shumë njerëz si William rreth saj. Ajo është shumë shpesh e vetme, përveç stafit. Ajo do të jetë e kënaqur që William, Kate dhe tre fëmijët do të jenë dhjetë minuta larg”, ka thënë Ingrid Seward, kryeredaktore e revistës “Majesty”.

Burime pranë familjes shprehen se Duka dhe Dukesha e Cambridge ishin të prirë për të qenë sa më afër 96-vjeçares, e cila së fundmi ka pasur probleme shëndetësore të herë pas hershme.

Princi William dhe Kate Middelton gjithashtu kanë siguruar edhe një shkollë të mirë për tre fëmijët e tyre.

George, tetë vjeç, Charlotte, shtatë dhe Louis, katër vjeç, do të tërhiqen nga shkolla e tyre aktuale e përgatitjes në Battersea dhe pritet që të gjithë të fillojnë shkollën në nivel lokal kur të fillojë afati i ri akademik në shtator.

William dhe Kate zgjedhin shtëpinë e tyre të re/ Largohen nga

Leave a comment