Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ajo që pamë është tragjike”/ Abazoviç dhe Rama flasin nga Kievi: Paqja nuk ka çmim!

-640-0-62a9bf394d0aa

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për mediat nga Kievi, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Dy kryeministrat mbërritën në orët e para të mëngjesit dhe kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka dhe Irpini, por mes tyre edhe Bucha-n, ky dhjetëra civilë u gjetën të masakruar dhe të lidhur nga forcat ruse. Duke folur për mediat malazeze, Abazoviç tha se skenari që iu paraqit është tragjike, me infrastrukturën e shkatërruar të këtyre qyteteve.

“Të gjithë po vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve”, tha kryeministri malazez për RTCG.

“Është tragjike ajo çka pamë dhe dëgjuam. Infrastruktura e shkatërruar, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshimet që ne kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”, tha ai më tej.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic theksoi se ata ishin “aty për të mbështetur”.

Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu njoftoi për sot një deklaratë të përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bëjnë të ditur institucionet e Bashkimit Evropian për ndihmën ndaj Ukrainës. “Unë mendoj se do të ndodhë dhe nuk do të jetë problem nëse Zelenski na e kërkon këtë”, theksoi Abazoviç.

Leave a comment