Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një tjetër horror/ Njerku rreh për vdekje 5-vjeçarin, nëna e mbulon duke thënë se djali ka humbur

Capture-45

Një krim brutal është zbuluar në Rusi, ku viktimë është një djalë 5-vjeçar.

Një tjetër horror/ Njerku rreh për vdekje 5-vjeçarin,

Autoritetet zbuluan se i mituri u vra nga njerku i tij, Sergei Bugorkov, i cili e rrahu brutalisht. Sipas “Daily Star”, gjithçka ndodhi në një mbrëmje në fillim të muajit, kur 28-vjeçari u acarua me vogëlushin dhe filloi ta godiste duke i shkaktuar plagë në trup dhe kokë. Pasi e rrahu, ai dhe nëna e tij, Alena 31 vjeç, u shtrinë për të fjetur, ndërsa në mëngjes gjetën djalin të vdekur.

Një tjetër horror/ Njerku rreh për vdekje 5-vjeçarin,

(Njerku, 28-vjeçari Sergei Bugorkov)

Për të mbuluar krimin çifti krijoi një alibi, duke u thënë autoriteteve se djali ishte zhdukur pasi një ditë më parë familja kishte shkuar në një piknik, dhe ai kishte humbur ndërsa ndiqte një mace në park.

Gjithçka u zbulua vetëm pasi policia kontrolloi kamerat e sigurisë në oborrin e familjes, të cilat kishin kapur momentin kur burri nxirrte nga shtëpia trupin e 5-vjeçarit për ta groposur në pjesën e pas shtëpisë.

Nëna e djalit ndodhet në paraburgim, ndërsa njerku është në burg. Të dy rrezikojnë një dënim të rëndë.

Një tjetër horror/ Njerku rreh për vdekje 5-vjeçarin,

(Nëna e 5-vjeçarit, Alena 31 vjeç)

Leave a comment