Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Zbërthehet” sërish Nuredin Dumani/ Zbulon emrin e efektivit të policisë që kishte porosi për ta vrarë

-640-0-62aaeafa68cc2

Një efektiv i policisë së shtetit është marrë më mbrojtje pasi vrasësi i penduar që po bashkëpunon me drejtësinë, Nuredin Dumani, deklaroi se emri i tij ishte në listën e personave që duhej të vritej.

Efektivi është Krenar Guçe, dhe vrasja e tij ishte porositur nga Erion Alibej, krimineli ‘famëkeq’ nga Elbasani i cili ka nisur hakmarrjen për ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllain, xhaxhain dhe një mikun e tij turk pas një shkëmbimi zjarri me një bandë kundërshtare.

Mësohet se Guçe ka marrë një dëshmi të rëndësishme nga Euglen Halili, një dëshmitar që hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit, e porositur nga vëllai i Alibejit.

Halili dha detaje dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës.

Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, dëshmi që kishte çuar në pranga edhe ushtarin e Alibejt dhe shokun e Halilit, Xhuliano Hoxhaj. Për këtë arsye dyshohet se vendosi të kërkojë ekzekutimin e tij dhe i dërgoi Dumanit fotografinë e efektivit Guçe.

Related Posts

Leave a comment