Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ngacmonte s*ksualisht dhe filmonte nxënësit duke u shtirur si bashkëmoshatar, pranga mësuesit pedofil

-640-0-62ac43704d43d

Një mësues i një shkolle fillore në Romë ka rënë në prangat e policisë italianë, nën akuzë për pedofili dhe ngacmim seksual të nxënësve të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Breshia, ndërsa u zbulua vetëm pas denoncimit të nënës së një prej fëmijëve që kishte rënë pre e ngacmimit.

Burri, rreth të 50-ave i telefononte nxënësit duke u paraqitur si bashkëmoshatar i tyre, ndërsa bënte biseda të pahijshme me përmbajtje seksuale. Po ashtu, pas arrestimit të tij në telefon iu gjetën dhe 144 video dhe  imazhe me përmbajtje pornografike për fëmijë. Po ashtu, u zbulua se ai u kishte dërguar qindra mesazhe nga adresa të rreme nxënëseve të tij, të cilat kishin një përmbajtje dukshëm seksuale.

Ai përdorte një aplikacion që i ndryshonte zërin dhe pamjen e fytyrës duke e bërë të dukej më i ri, duke mashtruar kështu viktimat e tij, të gjithë të mitur deri në 15 vjeç,  të cilëve u dërgonte dhe video intime.

Leave a comment