Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Pallati u mbush me tym”/ Banorët rrëfejnë momentet kur flakët përfshinë apartamentet në Astir

download (2)

Banorët e pallatit në zonën e Unazës së Re, që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme kanë treguar momentet e ferrit.

Ata thonë se i gjithë pallati u mbush me tym, ndërsa kishin dëgjuar edhe shpërthime. “I gjithë pallati u mbush me tym, nuk kishte energji elektrike, dëgjuam edhe shpërthime në garazhin e pallatit. Zjarrfikësja erdhi shpejt dhe u evakuuan banorët”, ka rrëfyer njëri nga banorët për News24.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas mesnatës, ndërsa si pasojë 8 persona mbeten të plagosur dhe 4 makina u dogjën.

Njoftimi i policisë

Blutë e Tiranës në një informacion paraprak bënë me dije se ngjarja ndodhi më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.
Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment