Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Po prisnim Godonë”/ Rama publikon foton me Kovaçeskun: Jemi mësuar me premtime absurde!

-640-0-62b41a2095ab9

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim nga Brukseli. Ai ka publikuar një foto me homologun e tij, Dimitar Kovaçevski.

Rama i referohet mos heqjes së vetos nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, e cila automatikisht pengon edhe ecurinë e Shqipërisë në integrimin në BE.

“Ende duke pritur për Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë premtim absurd dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”,-shkruan Rama në reagimin e tij.

Leave a comment