Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Hajde se të vrava nënën”/ Del foto e 46-vjeçares së masakruar nga burri me thikë

-640-0-62b5811f8cd9f (1)

Mediat greke kanë publikuar foton e 46-vjeçares greke, e cila u vra nga bashkëshorti me thikë. 55-vjeçari pasi ka goditur me thikë gruan ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: Të vrava nënën.

I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë. 24-vjeçari pa nënën e tij të zhytur në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde. Babai i tij ishte larguar me makinë pasi kishte shkaktuar tragjedinë.

NE FOTO: VIKTIMA
Por, si ndodhi vrasja?

Autori, sipas informacioneve, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, sot në të gdhirë pas një debati që i kishte shkaktuar plagosjen fatale. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in.

Leave a comment