Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një orë e nëntë minuta! Kaq i mjaftoi nënës që të vriste të bijën, dalin pamjet kur ajo e çon 5-vjeçaren drejt vendit të krimit

-640-0-62b6ae6ca2f76

Vetëm 1 orë e 9 minuta i janë dashur Martina Patti-t për të vrarë të bijën 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, më 13 qershor në Catania.

“Quarto Grado” në episodin e së premtes ka zbuluar pamjet e regjistruara nga një kamera vëzhgimi, ku shfaqet gruaja teksa sjell vajzën në shtëpi, për të dalë sërish me të pas 24 minutash.

Pamjet në fjalë janë transmetuar në Rete4, ku nëna shihet që po shkonte në shtëpi ndërsa e vogla ishte e ulur në sediljen e përparme. Ndërkohë, kur ato dolën sërish, ku nëna e saj me sa duket po e çonte në fushën ku u gjet kufoma, Elena ishte ulur në sediljen e pasme.

Kamera e vëzhgimit regjistron herën e tretë teksa kalon makina e Martina Patti: pikërisht një orë e nëntë minuta më vonë.

Këtë herë gruaja është e vetme, pa fëmijën dhe është nisur sërish për në shtëpi. Duart e saj ishin vendosur fort në timon dhe nuk duket se kishte asnjë shenjë nervozizmi nga ana e Martinës.

Leave a comment