Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk ndanë mirë paratë pas punë/ Shqiptari plagos me tre plumba bashkatdhetarin në Itali

-640-0-62b6a4b3b39bb

3 shqiptarë janë përfshirë në një konflikt me armë mëngjesin e sotëm në një lagje të Bibiones, në Itali.

Sipas mediave italiane, përplasja me armë ndodhi rreth orës 7 në banesat publike në rrugën ‘Stella Sirio’ dhe shkak ka qenë një problem për ndarjen e parave pas një pune.

Të tre shqiptarët ishin të punësuar si kopshtarë në një agjenci në Bibione, ndërsa mësohet se njëri prej tyre kishte mbajtur një humb më të madhe parash nga pagesa e fundit. Kjo ka bërë që të nisë një sherr me dy burrat e tjerë, i cili ka degraduar deri në përdorimi ne armës.

Dy shqiptarët shkuan në shtëpinë e tij, teksa njëri prej tyre ishte i armatosur, duke gjuajtur 3 herë në drejtim të bashkatdhetarit të tij, duke e lënë të plagosur rëndë. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy personat e tjerë u arrestuan.

Leave a comment