Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këngëtari shqiptar shan në mes të performancës në SHBA, ja si reaguan fansat (VIDEO)

sinan-2

Këngëtari i dashur për publikun, Sinan Hoxha, është mjaft aktiv me koncerte si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se ai së fundmi ka dhënë një koncert në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ka performuar këngë të ndryshme, vëmendjen më të madhe e ka marrë në momentin që ai dëgjohet duke sharë në mes të koncertit.

Nga pamjet që po qarkullojnë gjithandej në rrjet, këngëtari shfaqet duke kënduar këngë “O lulia jonë me limona o”, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Më falni… Jalla krejt Serbisë ju q**t nëna o”.

Megjithatë, para se të shante të gjithë serbët, këngëtari iu kërkoi ndjesë të gjithë të parnishmëve, të cilët i mbështetën fjalët e tij duke treguar gishtin e mesit.

Leave a comment