Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“ML” hyn në parakalim, kamioni i vjen përballë/ Si ndodhi aksidenti tragjik në Berat ku vdiqën nënë e bir (VIDEO)

-640-0-62b9cd8a8b4df (1)

Pamje të tjera janë sogiruar nga mediat nga aksidenti tragjik që i mori jetën nënës 25-vjeçare Klaudja Xhaferaj dhe djalit të saj 6-vjeçar.

Siç shihet në pamje, e reja pak para aksidenti është future në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion. Në këtë moment 25-vjeçarja ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke rënë nga lartësia në lumin Osum. Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.

Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.

Leave a comment