Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në Himarë/ Hyri në det për t’u larë, 53-vjeçari pëson infarkt dhe mbytet

-640-0-62bd519b792ba

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Himarë, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën.

Policia ka njoftuar se burri ka pësuar infarkt ndërsa ishte duke notuar në plazhin e Palasës, dhe për pasojë është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment