Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hynë gjatë natës në shtëpinë e 32-vjeçares/ Pranga dy të rinjve në Durrës, ja çfarë zbuloi policia

-640-0-62bd5620df2bf

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë nën akuzë për vjedhjen e disa orëve në Durrës.

Një 31-vjeçar dhe një 37-vjeçar u arrestuan pasi akuzohen se janë autorët që i janë futur në banesë një shtetaseje në datën 16 qershor dhe i kanë vjedhur tre orë dore.

Në pranga ra edhe 30-vjeçari, i cili kishte përvetësuar njërën nga orët e vjedhura në banesën e gruas prej dy të rinjve. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit, u gjetën 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Hynë gjatë natës në shtëpinë e 32-vjeçares/

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Watches”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhet vjedhja e 3 orëve të dorës, në banesën e një shtetaseje, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Arrestohet edhe 30-vjeçari që përvetësoi njërën nga orat e vjedhura. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Watches”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, shtetasi K. N., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse ka përvetsuar njërën nga orat që dyshohet se shtetasit A. R. dhe M. V. e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 190 ora të markave të ndryshme, të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, për veprime të mëtejshme.

Leave a comment