Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Borrell dhe Blinken, thirrje për avancimin e negociatave të Shqipërisë në BE

-640-0-c933ccc7039c220f2213f1382330dc75

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë bërë thirrje për përparim në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union.

Kjo, pas heqjes së vetos në Parlamentin bullgar për bisedimet.

“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit europian”, bënë të ditur Borrell dhe Blinken.

Në fund të muajit të kaluar, parlamenti miratoi propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian për të zhbllokuar negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në bllokun e komunitetit.

Tani i takon qeverisë maqedonase që të tërheqë përfundimisht të drejtën e vetos.

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është penguar nga Bullgaria, e cila përmendi dallimet historike dhe gjuhësore.

Kjo, për të bllokuar hapjen zyrtare të bisedimeve pasi 27 shtete tashmë dhanë dritën jeshile për të negociuar hyrjen e tyre në union.

“Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në bazë të respektit, besimit dhe mirëkuptimit reciprok. Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara”, shtuan përfaqësuesit.

Deklarata ravijëzon në përmbyllje se BE-ja dhe SHBA-të janë të përkushtuara për një bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi ynë i përbashkët mbetet stabiliteti dhe prosperiteti dhe bërja e një të ardhmeje evropiane dhe euroatlantike realitet”, theksojnë krerët diplomatikë.

Leave a comment