Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pornografia kthehet në varësi për britanikët , rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmë

-640-0-d05125208ef8841a8f16534409575aab

Numri i britanikëve të varur nga pornografia është rritur me 60,000. Numri është dyfishuar nga totalit të vitit të kaluar prej pak më shumë se 30,000.

Shifrat e reja – të zbuluara ekskluzivisht për The Sun të dielën nga grupi në Mbretërinë e Bashkuar për Trajtimin e Varësisë (UKAT) – tregojnë se shumica e atyre që kërkonin “mbështetje” seksuale ishin burra.

Por vitin e kaluar shifra për gratë arriti në 40% – nga 32% në 2020.

Rritja e njerëzve që kërkojnë informacion për terapinë nga faqja e internetit e varësisë ndaj pornografisë së UKAT përkoi me bllokimin e dytë të Covid.

Grupi zbuloi se në disa ditë po merr më shumë telefonata nga njerëz me obsesion pornografie sesa ata me varësi ndaj alkoolit ose drogës.

Të famshëm, duke përfshirë aktoren Jada Pinkett Smith dhe yjet e popit Will Young dhe Billie Eilish, kanë raportuar më parë probleme me varësinë ndaj pornografisë.

Nuno Albuquerque, konsulenti drejtues i trajtimit të varësisë nga pornografia në UKAT, deklaroi se është rritjur numri i telefonatave që kërkojnë ndihmë nga varësia ndaj pornografisë. Në pjesë e tyre janë nga pandemia Covid-19, kur gjatë vitit 2020 njerëzit kaluan shumë kohë në shtëpi.

“Marrëdhëniet fizike u ndërprenë dhe kjo bëri të ishte një kohë e vështirë për intimitetin njerëzor. Këshu u pa një rritje e ndjeshme e përdorimit të adresave pornografike gjë që rezultoi në rritje të thirrjeve për ndihmë për mbipërdorim ose varësi të shtuar një vit më pas,” raporton The Sun.

Related Posts

Leave a comment