Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Eliminimi i Tiranës, presidenti Halili: Të marrim masa për të ardhmen, ja çfarë nuk shkoi…

-640-0-deb29a0d55cd81cf11e00fadfa041429

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, shprehu keqardhje për eliminimin nga Dudelanzh në turin e parë të Champions-it. Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes, numri 1 bardheblu u shpreh:

“Fati nuk ishte me ne në pjesën e parë. Një gol do na bënte një gjë shumë të madhe. Skam çfarë them, ishte diçka që nuk e kishim menduar që do të merrnim këtë rezultat negativ. Do të shikojmë, të marrim masa për të ardhmen. Më vjen keq vetëm për diçka. Më vjen keq që dalim kampion, eliminohemi në turin e parë dhe më pas duhet të kthehemi përsëri në kampionat.

Për të shkuar më tutje duhet edhe më shumë punë. Duhen edhe më shumë blerje. Për mendimin tim, është shumë e thjeshtë të thuash që merkato s’kemi bërë. Nuk është e kollajshme që të gjesh lojtarë. Ka pak lojtarë që të bëjnë atë punë që do stafi. Ne do të vazhdojmë me shumë qetësi të ecim përpara.

Flas për këtë çfarë kemi nisur. Shehi dhe e gjithë skuadra janë në rregull. Kjo është mundësia. Që të vazhdosh të ecësh në Champions, duhet të kesh më shumë lojtarë kontingjent dhe më shumë lojtarë cilësor. Po të ishte bërë goli do të flisnim ndryshe. Skuadra ka bërë lojëra të mira. Blerjet që kemi bërë, në kampionat do të jenë më cilësorë. Aleksi dhe Hasanin do ti shikoni, Hasani ka për të qenë një nga më të mirët e kampionatit. Problemi është çfarë do të bënim për Champions-in, iku tani të mendojmë për të ardhmen”, u shpreh Halili.

Leave a comment