Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Homoseksualët sllovenë fitojnë të drejtën e martesës dhe birësimit të fëmijëve

-640-0-1657651253xlesbike-964

Pas një vendimi historik të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë, homoseksualët sllovenë kanë fituar të drejtën e martesës dhe birësimit të fëmijëve.

Ata bëhen kështu të parët që e fitojnë këtë të drejtë në të gjithë hapësirën evropiane postkomuniste.

Gjykata e atjeshme vendosi që ndalimi i martesës dhe birësimit për çiftet e të njëjtit seks është “diskriminim i palejueshëm ndaj çifteve të të njëjtit seks”.

Gjyqtarët në Ljubljana, të thirrur për të folur për dy çështje që përfshijnë çifte homoseksuale,  i dhanë parlamentit slloven me gjashtë vota kundër gjashtë muaj për të përmbushur vendimin e tyre.

Për ta, thelbi i gjykimit të tyre ishte zbatimi i menjëhershëm.

“Është një fitore e plotë për ne pas përpjekjeve të gjata të shoqërisë civile”, ka pohuar Lana Gobec, presidente e Legebitra, shoqata kryesore sllovene që lufton për të drejtat e komunitetit LGBT.

Sakaq, qeveria e kryeministrit Robert Golob është zotuar të prezantojë legjislacionin e përshtatjes brenda “një ose dy javësh”.

“Premtojmë se do të punojmë për përgatitjen dhe miratimin e amendamenteve legjislative sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë”, ka deklaruar lëvizja e qendrës së majtë të Golob.

Sllovenia është vendi i tetëmbëdhjetë në Evropë që lejon martesën për të gjithë, por është e para herë për një vend ish-komunist.

Në kundërshtim me rastin slloven, vende të tjera në rajon si Hungaria apo Kroacia kanë përfshirë në kushtetutat e tyre një përkufizim rreptësisht heteroseksual të martesës.

E gjitha në përgjigje të përparimeve të viteve të fundit në të drejtat e komunitetit LGBT në Evropën Perëndimore.

“Le Monde”

Related Posts

Leave a comment