Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mira Meksi sjell romanin e ri ” Puthja e amazonës”

292964369_622446628910462_8104634041391624455_n

Shtepia e mirenjohur “ Onufri” porsa ka hedhur ne treg romanin me te ri te Mira Meksit “ Puthja e amazones” . Ne paskopertinen e romanit lexohet: Një grua e re sfidon vdekjen në përballje me një sëmundje të rëndë gjymtuese për feminilitetin e saj. Sfidon edhe Dashurinë ku kish lidhur shpresën për jetën, që e braktis në çastet më të vështira. Në luftën për mbijetesë arrin të mbahet fort pas fillit të matriarkeve të gjakut, fillit të gjakut të Nënës që shkon gjer në fund të kohërave… Një amazonë luftëtare përballet me gjymtimin e feminilitetit të saj për të manovruar harkun e pathyeshmërisë të prijëses. Ajo përleshet trup më trup me Dashurinë të cilën nuk e pranon, por që ia imponojnë Perënditë Brenda një kohe mitike, mijëra vitet e shkuara dhe e sotmja puqen në një pikë. Të dy gratë e reja, shëmbëlltyra të njëra-tjetrës në lumin e kohës që nuk ndalet, takohen në një çast vetëtimë për të shkëmbyer fuqinë magjike të mbijetesës. Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë së kovidit 19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e Agatha Christies”

Leave a comment