Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kohë lufte, BE merret me “seksin e djajve”

download

Ndërkohë që BE është në “ditën më të keqe” të saj, me një krizë energjitike që pritet ta godasë rëndë dhe me një Rusi që e ka vënë në shënjeshtër për ta shpërbërë, ajo nuk duron dot t’u shkelen të drejtat e homoseksualëve.

Kështu, Komisioni Europian vendosi të referojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së për shkeljen e të drejtave LGBTI, duke vazhduar mosmarrëveshjen me qeverinë e Viktor Orban për këtë çështje specifike.

Çështja filloi kur qeveria e Orbanit prezantoi një projekt-ligj që promovon ose portretizon të ashtuquajturën “divergjencë nga identiteti i vetvetes që korrespondon me seksin në lindje, ndryshimin e gjinisë ose homoseksualitetin” për njerëzit nën 18 vjeç.

Sipas Komisionit, legjislacioni në fjalë shkel rregullat e tregut të brendshëm, të drejtat themelore të individëve (në veçanti LGBTQI), si dhe vlerat e BE-së.

Referimi në gjykatën evropiane është hapi tjetër në procedurën e shkeljes së nisur nga Komisioni në korrik 2021. Sipas Komisionit, autoritetet hungareze nuk iu përgjigjën në mënyrë adekuate shqetësimeve të saj për barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe nuk përfshinin asnjë angazhim për të hequr papajtueshmërinë. Prandaj, Komisioni i dërgoi një opinion të arsyetuar Hungarisë në dhjetor 2021.

“Mbrojtja e fëmijëve është një prioritet absolut për BE-në dhe shtetet anëtare të saj. Megjithatë, ligji hungarez përmban dispozita që nuk justifikohen nga promovimi i këtij interesi themelor ose që janë në disproporcion me arritjen e qëllimit të synuar”, thekson Komisioni.

Ndodh kjo ndërsa Rusia promovon kauzën e “traditave” në betejën e saj me Perëndimin, duke e akuzuar këtë të fundit pikërisht për imponim të axhendave homoseksuale.

Leave a comment