Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Grevë në SPAK

edvin-prifti

Kardiologu shqiptar me famë botërore Prof.Dr. Edvin Prifti, i privuar nga SPAK për të ushtruar profesionin, po përjeton padrejtësinë e marifeteve procedurale dhe shtyrjeve të vazhdueshme të gjyqit, ky prokurori i SPAK duhej të paraqitej së bashku me provat e inkriminimit.

Nga sa komunikon vetë Doktor Prifti në profilin e tij në Facebook, prokurori i SPAK për të katërtën herë radhazi, nuk paraqitet në seancë, çka bën që gjyqi të jetë shtyrë për të katërtën herë.

Nuk janë të reja këto teknikalitete që prokurorët përdorin për të shtyrë gjyqet e për të mbajtur peng njerëzit, por në këtë rast, ku bëhet fjalë për një profesionist të zemrës të njohur ndërkombëtarisht, rasti bën që të ngrihen dyshime të arsyeshme mbi qëllimshmërinë e organit të akuzës, që në vend të mbarojë punë, e stërzgjat.

Kujtojmë se SPAK gjeti kohën që për një autokombajnë të blerë me para të dyshimta, të thërriste në seancë për të dëshmuar rreth 350 fermerë të një fshati.

Më poshtë dëshmia e Prof.Dr. Edvin Priftit, marrë nga profili i tij në Facebook:

GREVE NE SPAK!

Këto kohët e fundit u mësuam me grevën e avokatëve, por per mua ishte ndryshe, pikërisht u gjenda prej muajsh në “grevën”, ose më mirë mosparaqitjen e prokurorit në gjykatë.

Sot nje ditë tejet interesante dhe një gur prove për mosvertetesinë e fabulës intrigante të thurur ndaj meje. Sot gjyqi anullohet për herë të katërt, pasi përfaqesuesi i SPAK nuk është i pranishëm, tregues evident i mosperballjes me provat dhe të vertetën.

Seanca kishte të bente me konfrontimin me prova dhe ekspertizë kontabel, të cilat vertetojnë të vertetën time dhe jo çka është vjellë me dashje apo pa dashje në emrin tim.

Prokurori içeshtjes që vetë kishte rënë dakord për datën, pas tre heresh qe nuk paraqitej, sot çuditerisht nuk ishte prape i pranishem. Nuk e besoja që pas nje viti e gjysmë denigrimi, njeanshmerie, shkaterrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollake, të mos evidentohet as kurajua me e vogel e perballjes me te verteten.

Çdo njeri mund të hetohet, pasi dyshimi është plotesisht brenda së drejtes dhe ligjit, por mosperballja, mosqasja ndaj të vertetave dhe provave dhe per më teper fshehja e tyre nga institucionet shteterore, ka një emer tjeter. Une kam qenë në dispozicion dhe ne çdo kohë jam perballur bile edhe ne momentet me të veshtira. Por frika ndaj perballjes mbetet nje atribut i të dobetit ose atij që e ka gabim!

Është e çuditshme që institucioni në fjalë të jetë kaq i njeanshem, kur edhe pse nen një dyshim minimal, nuk pati asnjë hezitim të perbalte emrin, reputacionin dhe sakrificat e nje qytetari, të shkelte ligjin sa here, dhe nderkohe nuk analizon pikerisht provat dhe faktet qe heqin keto dyshime.

Le që ç’them në menyre retorike?! Media identifikoi fshehjen e provave ndaj meje, të cilat dolen fare rastesisht, mbase nga ndonjë gabim aftesish ne nje çështje tjeter.

Siç thoshin latinet:

Dum spiru spero (Sa kam frymë shpresoj).

Leave a comment