Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tentakulat e “Ndraghetës” në Ibiza/ Fundosen trafikantët, 30 të dyshuar, mes tyre shqiptarë

Carabinieri Prato

Një operacion Blitz i Milan DDA është zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në të gjithë Italinë.

Mediet italiane bëjnë me dije se në hetim janë përfshirë gjithsej 30 të dyshuar, të cilët akuzohen për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës. Mes të dyshuarave ka dhe shtetas shqiptarë.

Mësohet se dy shqiptarët e përfshirë janë Alfred Lleshi, 32 vjeç dhe Ylber Mezja, 46 vjeç.

Luigi Aquilano, 44 ​​vjeç, nga Nicotera , banues në Milano (dhëndri i bosit Antonio Mancuso) Francesco Orazio Desiderato, Giuseppe Di Giacco, Nicola La Valle, Giorgio Mariani, Ugo Reitano, Davide Vailati dhe Giovanni Vecchio akuzohen për krijimin e shoqatës mafioze që ka vepruar në Lombardi, në emër të Ndraghetës.

Në veçanti, Luigi Aquilano mbante kontakte me klanin Mancuso të Limbadi, ndërsa shoqata kishte krijuar lidhje me Ibizan, në Spanjë. Mediet italiane shkruajnë se grupi përpiqej të siguronte  kontrollin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, veçanërisht në sektorin e ushqimit dhe pijeve, por në të vërtetë operonte në trafikun e drogës.

Emrat e të dyshuarve

Gjithsej  30 të dyshuar janë të  përfshirë në një hetim nga DDA e Milanos – të koordinuar nga prokurorja Alessandra Cerreti – të akuzuar në mënyra të ndryshme për  shoqërim mafioz  dhe shoqatë kriminale me qëllim  trafikun e drogës.

Leave a comment