Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sali Berisha flet për 21 janarin: Ajo ishte tjetër gjë, donin të më merrnin pushtetin

-640-0-61fe5bc8777930816eefaee1092e70df

Sali Berisha thotë se ngjarja e 21 janarit në vitin 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues, është e ndryshme nga vdekja e 7-vjeçares në Himarë, të ndodhur dy ditë më parë.

Pyetur nga “Euronews Albania”, se pse nuk shkarkoi Lulzim Bashën asokohe nga posti i ministrit të Brendshëm, teksa sot kërkon shkarkimin e Çuçit, Berisha u shpreh se më 21 janar, Edi Rama bëri një demonstratë për të ardhur në pushtet me dhunë.

“A mund të më thoni një rast kur ka ndodhur kjo kur ka qenë Lulzim Basha ministër? 21 janari është krejtësisht tjetër, erdhi i solli Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë dhe natyrisht në mënyrë tragjike, por ajo ishte një demonstratë që kishte sipas të gjithë komunitetit ndërkombëtar, agjendë marrjen e pushtetit.

Kurse vogëlushja e vogël, kishte ëndrrat e saj më të bukura për Shqipërinë dhe për Jonin dhe kishte ardhur për t’i bërë ëndrrat realitet. Ju po i bëni gjërat të pakrahasueshme. Kishim të bënim me një akt për marrje me dhunë të pushtetit”, deklaroi Berisha.

Ishte tjetër gjë, ka raporte ndërkombëtare që thonë se protestuesit donin të merrnin pushtetin“, tha ai.

“Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.

Qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik.

Atëherë ai vendosi të përdorë epitete, një njeri me probleme të rënda mendore, por morale më shumë, jo vampir apo tjera. Ndërkohë mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë, ndjeshmërinë e madhe dhe revoltën, sepse kjo vogëlushe u blua nga skafi vetëm 2 metra larg bregut, ku një skaf nuk mund të shkonte, por veç i qeverisë.

Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend.

Nuk them që policia nuk ka përgjegjësi. Unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Ai e ka shkarkuar këtë polic muaj më parë, por e kanë kthyer.

Të dhënat paraprake janë që e kanë kthyer ministra në punë atë”, tha Berisha.

Qytetarët në protestë, ju jeni në protestë, deputetët në protestë, a mendoni se do të reflektojë qeveria?

E vështirë që të reflektojë qeveria, por i ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën dhe ti imponojnë qeverisë të reflektojë.

A mjafton dorëheqja e Çuçit?

Një hap në drejtimin e duhur është ajo. Sepse është ministri përgjegjës për të.

Keni dhe rastet e tjera. Ai sillet, si të thuash. A nuk ndodhi në maj, Ilvi Meta që u var në qeli, e morën në komisariat se vodhi një derë.

Ky që merr 400 milionë euro, nuk i ndodh asgjë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen. Rasti i të riut në Durrës, që nuk kishte asnjë roje bregdetare. Politika është dhe do të jetë gjithmonë në qendër të problemit.

Leave a comment