Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama publikon fotot nga transformimi i Piramidës së Tiranës: Po merr formë për t’u bërë qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan

-640-0-1659774205x2-987

Piramida e Tiranës po merr formën e saj për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar disa foto nga punimet brenda dhe jashtë saj.

“Mirëmëngjes dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shrkuan Rama.

Më shumë se një vit më parë nisi projekti për rijetëzimin e Piramidës. Kryeministri Edi Rama theksoi në atë kohë se kjo godinë, e cila u ndërtua për përjetësimin e lavdisë së komunizmit, në vitet që erdhën degradoi në kioskëzim dhe në simbol të “tokës së xanun”, por do të kthehet në hapësirë ekstreme lirie në botën e universit digjital.

Sipas tij ky është një nga projektet më të vështira që ka marrë shumë kohë për të jetëzuar harmonizimin midis së shkuarës dhe së ardhmes, përmes një ndërhyrjeje në të tashmen.

Leave a comment