Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryeministrit i çahet gomonia në mes të Adriatikut, shpëtohet nga gazetari kroat (VIDEO)

Capture-6-682x375

Kryeministri hungarez Viktor Orbán rrezikoi të mbytej, kur gomonia me të cilen po udhëtonte në brigjet e Dalmatit, filloi të fuste ujë dhe ishte në rrezik fundosje.

Ngjarja alarmante ndodhi gjatë në një gji në ishullin Vis në Adriatik. Por kryemistri gjeti “engjëllin e tij mbrojtës”, pasi një gazetar ndërhyri në momentin e duhur duke shpëtuar Orban dhe bashkëshorten e tij.

Gomonia u ça dhe gazetari e lidhi mjetin lundrues me varkën e tij, duke e tërhequr kryeministrin hungarez, gruan e tij dhe truprojën e tyre në breg.

Gazetari Boris Vrkic është fotografuar në varkën e tij me kryeministrin e Hungarisë në krah. Viktor Orban u mundua të qendronte në humor të mirë edhe pas incidentit dhe shijoi një drekë buzë detin bashkë me bashkëshorten.

Kryeministri 59-vjeçar i Hungarisë, i cili u shfaq pak ditë më parë në një tubim të mbështetësve të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Teksas, zgjedh shpesh Kroacinë për pushimet e tij verore.

Related Posts

Leave a comment