Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Futet me veturë në kopshtin e restorantit, 8 të plagosur në

auto_unnamed_21661107655

Tetë persona u plagosën, tre prej tyre rëndë, kur një shofer humbi kontrollin mbi veturën e tij sot në Salsburg dhe u fut në kopshtin e restorantit McDonald’s pa frenuar.

Policia austriake tha se shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të një “problemi mjekësor”.

Pasditen e sotme, një mjet i tipit Mercedes ka rrëzuar disa tabela të komunikacionit, ka hyrë në kopshtin e restorantit dhe më pas është ndalur para një dyqani sportiv.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda, ndaj nuk ka mundur të merret në pyetje.

Përveç tij, kanë mbetur të plagosur rëndë një nënë dhe një fëmijë i vogël, sipas mediave austriake.

Leave a comment