Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjedi pas rastit të vjedhjes në Tiranë/ Kristian Fusha vodhi kasafortën e kunatës, e fejuara e tij vret veten (FOTO)

-640-0-6304b2512f5b0

Është kthyer në tragjedi rasti i vjedhjes së dy kasafortave nga ana e 27-vjeçarit Kristian Fusha në Tiranë.

Teksa më herët u zbulua se 27-vjeçari kishte vjedhur nga kasaforta e motrës së të fejuarës së tij shumën prej 100. 000 lekësh dhe dy pasaporta, duket se kjo e fundit nuk e ka përballuar dot ngjarjen dhe i ka dhënë fund jetës së saj.

Mësohet se e reja, e quajtur Samanta, 17 vjeç, ka pirë fotoksinë, duke shkuar drejt vdekjes.

Fusha dhe shoku i tij grabitën dy kasaforta nga shtëpia e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe. Ai u justifikua para policisë se paratë i duheshin për të operuar këmbën, ndërsa sa i përket pasaportave ka treguar që i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.

Kristian Fusha u arrestua para disa ditësh, ndërsa bashkëpunëtori i tij vijon të jetë në kërkim.

Leave a comment